Për Ymer Shkrelin, nëse themi se është autori (kushtimisht) më i kritikuar dhe (pamëdyshje) më i shpërblyer në Kosovë, i kemi thënë te gjitha: - atij i mjafton kjo, e lexuesit i tepron (padyshim).

Mund të shtoj vetëm se, jeton në dhe të huaj, siç ishte i huaj në jetë të vet, gjithmonë. Ishte kryengritës i çarmatosur që në fillim të vet. Biografia e tij duhet të kursehet. Edhe diçka:

Nuk mirret me krijimtari letrare, dhe nuk ndihet fajtor që u morr me të tillat tridhjetë vjet e kusurë.

"Për Ymer Shkrelin ka faj arti. Për artin nuk ka faj ai" - thotë Ymer Shkreli.

Ato që shkroi dhe u botuan, shfaqën a emetuan, nuk do t'i rreshtojmë që ta kursejmë edhe hapësirën, edhe autorin në fjalë.

E për ata që doemos u intereson, ja ku e keni:

 

 

 

Dramat:

„Alter Ego”, monodramë, botoi revista „Fjala” nr 9 / 1969, Prishtinë

„Hotel Kashta”, komedi, realizoi Teatri Kombëtar, 1975, Prishtinë

„Trilogji ilire”, (tri drama: Pirrua, Teuta, Genci), botoi „Rilindja”, 1977, Prishtinë

„Kërrasin sorrat mbi qytet”, botoi revista „Jehona” nr. 4 - 5 / 1978, Shkup

„Meshari”, botoi revista letrare „Jeta e Re” nr. 5 - 6 / 1978 dhe 1 - 2 / 1979, Prishtinë

„Shthurja”, botoi revista letrare „Jeta e Re” nr. 2 / 1982, Prishtinë

„Zeka i Zi udhëton për në Babilon”, botoi „Rilindja”, 1984, Prishtinë

„Teatri plak”, (katër drama: No Pasaran, Roja e shiut, Nëna shkon në parajsë, Teatri i vogël i Deli Ukës), botoi „Rilindja”, 1987, Prishtinë

„Trilogjia e re”, (tri drama: Ulpiana 516, Shpend Sokoli i Sokol Shpendit, Paradoksi), botoi „Rilindja”, 1990, Prishtinë

„Heronjtë e kombit”, farsë, Teatri „Dodona”, 1993, Prishtinë

„Shqiptari me duar në xhepa”, monodramë, realizoi SHTF „AKT”, 1997, Prishtinë

„Prometheu”, monodramë, realizoi Arnelproduction, 2012, Tetovë

 

Romanet:

„Vjeshta e vdekur”, në vazhdime në „Flaka e vëllazërimit”, 1971, Shkup

„Njeriu në bisht”, botoi „Rilindja”, 1975, Prishtinë

„Vdekja në ajër të pastër”, botoi „Rilindja”, 1976, Prishtinë

„Bima e dreqit”, tregime, botoi „Rilindja”, 1981, Prishtinë

„Pikëpjekja”, botoi „Rilindja”, 1982, Prishtinë

„Rapsodi kosovare”, (katër romane: Kali i Trojës, Heroi në gjumë, Shpendkeqja, Zeka i Zi), botoi „Rilindja”, 1986, Prishtinë

„Doracak për tjetër botë”, botoi „Jeta e Re”, nr. 4 - 5 - 6 / 1986, Prishtinë

„Ura e xhehnemit”, botoi „Rilindja”, 1989, Prishtinë

„Azgal”, botoi „Rilindja”, 1993, Prishtinë

 

Përmbledhje poezishë:

„Ditari i hajnit”, botoi „Rilindja”, 1971, Prishtinë

„Romanella”, botim i autorit, 1974, Mitrovicë

„Febris”, botoi „Rilindja”, 1975, Prishtinë

„Kërkoj dënim me vdekje”, botoi „Flaka e Vllaznimit”, 1978, Shkup

„Balcanica”, poemë, botoi „Rilindja”, 1980, Prishtinë

 

Për fëmijë:

„Hana po shkon nuse”, tregime, botoi „Rilindja”, 1969, Prishtinë

„Princesha e Dukagjinit”, poemë, botoi „Rilindja”, 1970, Prishtinë

„Kthema pranverën time”, poezi, botoi „Rilindja”, 1972, Prishtinë

„Princi i Bjeshkëve të Nemura”, poemë, botoi „Rilindja”, 1975, Prishtinë

„Bali Katravella”, roman humoristik, botoi „Rilindja”, 1978, Prishtinë

„Ditari i Lec Pazhecit”, poezi, botoi „Rilindja”, 1979, Prishtinë

„Poezi të zgjedhura”, lektyrë shkollore, botoi Enti i teksteve, 1983/1999/2003/2012/..., Prishtinë

„Lec Pazheci: Autobiografia”, ditar humoristik, botoi „Rilindja”, 1990, Prishtinë

 

Radiodramat:

„Bute Bardhi”, Radio Prishtina, 1975

„Lulja e këputur”, Radio Prishtina, 1978

„Rrushja e Rexhës në fund të livadhit”, Radio Prishtina, 1979

„Ekzodus”, Radio Prishtina, 1979

„Rexha i Lokës në grazhd të kalit”, Radio Prishtina, 1980

„Lulja e ndryshkur”, Radio Prishtina, 1982

„Kurtha për një pikë lot”, Radio Prishtina, 1987

„Letra pa adresë”, Radio Prishtina, 1988

„Mjegulla”, Radio Prishtina, 1988

„Shkretëtira”, Radio Prishtina, 1988

„Fundi i lojës”, Radio Prishtina, 1989

 

Për TV e film:

„Turbullira në Bukramira”, lojë televizive për fëmijë, realizoi TVP, 1977, (regjia: N. Istrefi)

„Ditari i Lec Pazhecit”, serial televiziv për fëmijë, realizoi TVP, 1978, (regjia: F. Imeri)

„Kur pranvera vonohet”, skenar në bashkautorësi me Azem Shkrelin, e realizoi „Kosovafilm”, 1979, Prishtinë (regjia: E. Kryeziu)

„Megjithatë, toka është e rrumbullakët”, lojë televizive për fëmijë, realizoi TVP, 1986, (regjia: L. Daka)

„Maçoku Bum - Bum shetitë botën në gjumë”, lojë televizive për fëmijë, realizoi TVP, 1981 (regjia N. Matoshi)

 

Në skenat teatrore:

„Alter Ego”, Teatri gjysmëprofesional, 1975, Prizren (regjia: S. Prekazi)

„Hotel Kashta”, Teatri Kombëtar, 1975, Prishtinë (regjia: L. Millosheviq)

„Genci”, Teatri Kombëtar, 1979, Prishtinë (regjia: B. Sahatçiu)

„Turbullira në Bukramira”, për fëmijë, Teatri i Pakicave, 1981, Shkup (regjia: D Vellanoski)

„Roja e shiut”, Teatri Kombëtar, 1982, Prishtinë (regjia: F. Hysaj)

„Pirrua”, Teatri Kombëtar, 1983, Gjakovë (regjia: A. Sopi)

„No Pasaran”, Teatri Kombëtar, 1984, Prishtinë (regjia: F. Hysaj)

„Zeka i Zi udhëton për në Babilon”, Teatri i Pakicave, 1985, Shkup (regjia: F. Hysaj)

„Teatri i vogel i Deli Ukës”, Teatri Kombëtar, 1986, Prishtinë, (regjia: A. Sopi)

„Nëna shkon në parajsë”, Teatri Kombëtar, 1987, Prishtinë (regjia: B. Sahatçiu)

„Shpend Sokoli i Sokol Shpendit”, Teatri Kombëtar, 1990, Prishtinë (regjia: I. Qosja)

„Letra pa adresë”, monodramë, Teatri „Dodona”, 1992 (regjia: M. Qena)

„Heronjtë e kombit”, groteskë, Teatri „Dodona”, 1993, Prishtinë (regjia: F. Begolli)

„Shqiptari me duar në xhepa”, monodramë, realizoi SHFK „AKT”, 1997, Prishtinë (regjia: I. Qosja)

„Zeka i Zi”, Teatri Kombëtar, 2007, Prishtinë, (regjia I. Qosja)

„Prometheu”, monodramë, ARNEL Production, 2013, Tetovë (regjia: E. Xani)

 

Përkthime e përpilime:

D. Eric: „Bilbili e dielli”, poezi për fëmijë, botoi „Rilindja”, 1969, Prishtinë

S. Mrożek: „Tango”, dramë, botoi „Rilindja”, 1977, Prishtinë

S. Bellow: „Viktima”, roman, botoi në vazhdime gazeta „Rilindja”, 1977, Prishtinë

G. G. Márquez: „Kobi i zi”, roman, botoi në vazhdime gazeta „Rilindja”, 1978, Prishtinë

S. Bulajic: „Shalajko”, roman për fëmijë, botoi „Rilindja”, 1979, Prishtinë

E. L. Meadowcroft: „Dejvi Kroket”, roman për fëmijë, botoi „Rilindja”, 1980, Prishtinë

K. Hamsun: „Uria”, roman, botoi në vazhdime gazeta „Rilindja”, 1981, Prishtinë

W. Saroyan: „Babë, ti je i krisur”, roman për fëmijë, botoi „Rilindja”, 1982, Prishtinë

A. Hozic: „Shoku Kokërrmel”, roman për fëmijë, botoi „Rilindja”, 1982, Prishtinë

„Përralla në shkallë, dukati në ballë”, 33 përralla shqipe, botoi „Rilindja”, 1981, Prishtinë

„77 përrallat e botës”, botoi „Rilindja”, 1982, Prishtinë

„Nastradin Hoxha”, anekdota, botoi „Rilindja”, 1988, Prishtinë

 

DE / EN
Ju lutem t’i respektoni të drejtat autoriale! Poqëse doni të përdorni materialin nga këto faqe, ju lutem, më kontaktoni paraprakisht në dardan@shkreli.net. Ju falemnderit!